Abdixhiku pas tubimit në fshatin Vrellë të Obiliqit: Po shkojmë për fitore dhe asgjë më pak

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një tubim elektoral në fshatin Vrellë të Istogut, ku është pritur nga qytetarët me entuziazëm të jashtëzakonshëm.

Përkundër temperaturave të ulëta prej rreth zero gradë Celsius, Abdixhiku ka theksuar se LDK është një forcë e dashurisë për Kosovën dhe qytetarët e saj.

“Si ta shpjegojmë ndryshe, veçse dashni, kur në ora 21:30 të mbrëmjes, në temperaturë rreth zero gradë, na prisnin kaq shumë dhe kaq zjarrtë në fshatin Vrellë të Istogut! LDK është dashni!”, ka shkruar në Facebook, Abdixhiku.

Ai ka shtuar se kjo mbështetje tregon qartë që LDK po shkon drejt fitores dhe se nuk ka asgjë më pak se fitorja.

“Po shkojmë për fitore dhe asgjë më pak! Ilir, të lumtë kampion. Kandidatëve, suksese!”, ka shkruar tutje Abdixhiku.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika