Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) organizoi një nga tubimet më masive të fushatës në komunën e Podujevës, ku kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku shprehu falënderimet e tij për mbështetjen e madhe të simpatizantëve.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku e përshkroi këtë ngjarje si një moment historik për LDK-në dhe Llapin.
“Dita kur LDK, Llapi e populli u bënë një!
Pjesa tjetër është një tregim i bukur kombëtar!
Faleminderit Llapi im! Më keni qëndruar gjithnjë pranë. E kam ditur se nuk më leni vet!
Ekrem, të lumtë Dok. Suksese të mëdha ty e kandidatëve nga Podujeva: Valon, Arjeta, Qendrim, Fehmi, Fatlume e Mustaf!
Shihemi nesër sërish, në tubimin e madh përmbyllës!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.