Abdixhiku për heroin Bunjaku: U sakrifikua për Kosovën, përgjegjësi duhet të japë Serbia

Kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar rreshterin Afrim Bunjaku, duke thënë se ai e sakrifikoi jetën e tij për shtetin e Kosovës.

Abdixhiku ka deklaruar se vrasja e heroit Bunjaku ishte goditje e rëndë.

Kreu i LDK-së ka thënë se dënimi i terroristëve dhe mbajtja përgjegjëse e Serbisë për organizimin e këtij sulmi janë detyrime si shtet e shoqëri.

“Ai u vra nga pjesëtarë të një grupi terrorist të sponsorizuar dhe komanduar nga Serbia, gjersa po ushtronte profesionin dhe punën fisnike prej polici në mbrojtjen e rendit dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Afrim Bunjaku është Heroi i cili sakrifikoi jetën e tij për shtetin e Kosovës. Shembulli i tij është model dhe motiv për brezat se si mbrohet e si duhet shërbyer atdheut edhe në kohë paqeje. Vrasja e heroit Bunjaku ishte goditje e rëndë jo vetëm për familjen dhe kolegët policë, por edhe për shtetin e Kosovës. Prandaj dënimi i terroristëve si dhe mbajtja përgjegjës e Serbisë si organizator i agresionit ndaj Republikës janë detyrime tona si shtet e si shoqëri”, thuhet në mesazhin e LDK-së.

Sipas Abdixhikut, rreshteri Bunjaku do të mbetet përherë në kujtesën shtetërore “si personalitet që dha frymën e fundit për territorin e Republikës së Kosovës”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika