Abdixhiku për keqtrajtimin e së moshuarës: Duhet të shërbejë si zë zgjimi për çdo insitucion shtetëror

Kryetari Abdixhiku është shprehur se ngjarje të tilla shfaqin anën më të errët të shoqërisë dhe se të gjithë duhet të ngrihen kundër rasteve të dhunës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se rasti i publikuar të mërkurën, lidhur me keqtrajtimin e të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve, duhet të shërbejë si një zë zgjimi për çdo insitucion të Kosovës.

Një reagim i tillë nga Abdixhiku, vije pas publikimit të një video-je ku tregohej një grua, pjesë e Qendrës për të moshuar në Pejë, e cila keqtrajtonte të moshuarën në po të njëjtën shtëpi.

“I shokuar e tronditur nga dhuna e ushtruar ndaj një zonje të moshuar. Edhe më shumë nga indiferenca e vëzhgueseve të kësaj dhune. Pafuqia e asaj zonje, thirrjet e saj që s’kishte kush t’i dëgjonte aty, duhet të shërbejnë si zë zgjimi për çdo insitucion shtetëror sot”, ka shkruar Abdixhiku.

Krahas kësaj, ai ka thënë se ngjarjet si kjo, përveç se ta këpusin emocionalisht, ato tregojnë një realitet të hidhur të shoqërisë. Sipas tij, kundër dhunës do të duhej të ngrihen të gjithë.

Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, për Portalin Dukagjini, ka konfirmuar se janë arrestuar dy të dyshuarat në lidhje me rastin e keqtrajtimit të së moshuarës në shtëpinë e pleqve në Pejë.

Ai ka bërë të ditur se është arrestuar e dyshuara, e cila shihet në video duke e keqtrajtuar të moshuarën si dhe përgjegjësja kryesore e shtëpisë së pleqve në Pejë, si e dyshuar për mosraportim të rastit.

Punëtoret e Qendrës për të moshuar në Pejë “Orenda”,  kanë rrahur fizikisht një të moshuar.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika