Abdixhiku për kryekuvendarin e ri të Prishtinës: Me kuadro të tilla, ‘Rruga e re’ e Lidhjes do të bëjë të ardhmen e Republikës

"Dhe pikërisht me kuadro të tilla, ‘Rruga e re’ e Lidhjes do të bëjë të ardhmen e Republikës. Larg pazareve e interesave të ngushta, larg polarizimeve, larg ngecjes"

Abdixhiku për kryekuvendarin e ri të Prishtinës: Me kuadro të tilla, ‘Rruga e re’ e Lidhjes do të bëjë të ardhmen e Republikës

Gjatë ditës së premte pushteti në Komunën e Prishtinës, LDK-PDK, zgjodhi kryesuesin e ri pas shkarkimit të Fehmi Kupinës javë më parë, vendim që është hedhur poshtë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës është zgjedhur Pëllumb Bajqinovci nga radhët e LDK-së.

Për kryekuvendarin e ri të Prishtinës ka shkruar edhe i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se me “me kuadro të tilla, ‘Rruga e re’ e Lidhjes do të bëjë të ardhmen e Republikës. Larg pazareve e interesave të ngushta, larg polarizimeve, larg ngecjes”.

“Pellumb Bajqinovci, asambleist i LDK-së, është zgjedhur sot Kryesues i ri i Kuvendit Komunal të Prishtinës. Për këtë falënderoj të 26 këshilltarët komunal që Kryeqytetit po i japin përfaqësimin e denjë. Përveç se profesionist, përafrues e me plot interes për qytetin e tij e tonin, Pëllumbi është dhe veprimtar e bashkëpunëtor i jashtëzakonshëm në familjen tonë politike. E prita sot me plot kënaqësi”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika