Abdixhiku për Kurtin: Dikur vinte te unë në shtëpi, tash unë shërbëtor i Vuçiqit – ti me mua e ke përfundu

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit, i ka mëshuar vijë të kuqe bashkëpunimit me LVV-në.

Në intervistën e tij në Rubikon të Klan Kosovës, ai tha se akuzat e qeverisë Kurti për bashkëpunim me Serbinë, janë të rrezikshme.

“Është rrezik (të thuhet se bashkëpunon me Serbinë). Të tjerët para meje kanë bashkëpunuar (me Kurtin), unë s’i jap shanse të dyta. Në momentin që ti mua më akuzon se jam shërbëtor i Serbisë, ti me mua e ke përfundu. S’mund të bashkëpunosh ti më me mua! Si mund të bashkëpunosh ti me mua, nëse unë jam shërbëtor i Vuçiqit? Kur derisa s’ke qenë kryeministër, ke ardh në shtëpi të unë, ke nejt aty, ke bërë muhabet, kemi bërë koalicione e marrëveshje. Politika i ka disa rregulla”, deklaroi Abdixhiku.

Shija e redaktorit

Sot fillon periudha e votimit jashtë Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për...

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Të fundit nga rubrika