Abdixhiku për Kurtin: I duhet koha për pazare shtesë sepse s’ka vota

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sërish pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin, se po tentojnë të mbajnë njëkohësisht pushtetin ekzekutiv dhe atë legjislativ, në kundërshtim me Kushtetutën.

“Jep dorëheqje zotëri, betohu si deputet! Si secili tjetër në Kuvend! Mjaft më me filma e kauza plot mllef!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Kurtit.

Sipas tij, dëshira e deputetëve të VV-së dhe e liderit të tyre për të qenë njëkohësisht deputetë dhe bartës të pozitave ekzekutive ka sjellë një “epizodë të errët demokratike në vend”.

“Askush deri më tani, me mendje demokratike e me respekt ndaj Republikës, nuk kishte provuar t’i ketë të dyja funksionet përnjëherë”, ka shtuar ai.

Abdixhiku ka theksuar se, ndonëse nga njëra anë deklarohet dorëheqja, në anën tjetër ministrat dhe Kurti vazhdojnë të ushtrojnë funksionet si më parë.

“Duan të blejnë kohë; sepse nuk kanë votë. Me 52 vota tani, ato që edhe i pamë. pështyesit e moçalit të pështymave, nuk kanë shumicë. I duhet koha për pazare shtesë – të rënda, joparimore, të kushtueshme për këtë Republikë”, ka shkruar kreu i LDK-së.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika