Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi i është drejtuar kryeministrit Kurti duke i thënë se kur humb argumentet fillon të prodhojë material për Tik-Tok.
“The nga Nenad Gjuriq kaluam në Nenad Rakiq, po ashtu kryeministër ke kalu nga Pantiqi e Ivanoviqi, ku të parin ske mujt me sjell 2 javë në Prishtinë e të dytin e ke glorifikuar si njeri i heroizmit të multicitnetit në veri”, ka thënë Abdixhiku.
Sipas tij, Kurti është në transformim të pozicioneve të tij pasi siç është shprehur ai Kurti tha për marrëveshjen me Serbinë se është marrëveshje kontraktuale, por që nuk është marrëveshje ligjërisht e obligueshme.
Sipas tij ka shumë kontradita në fjalimin e Kurtit, kur thotë “merre ose leje, por është bazë e mirë”.
“Kontradita e tretë është se do të ketë implementim të marrëveshjeve paraprake, por sdo të ketë Zajednicë. Kërkoje reciprocitet për Luginë, kërkoje ti”, ka vijuar Abdixhiku.
Abixhiku ka thënë se as shtrirje të ligjit në veri nuk ka, kur nuk mund të mbahen zgjedhjet në atë vend.