Abdixhiku për Kurtin: Nuk e di si e bën gjumin, ndjej keqardhje për të

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së

Karriera e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sipas kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, është duke përfunduar në mënyrë të padinjitetshme.

Abdixhiku në “Debat Plus”, tha se Kurti e ka shkatërruar një karrierë politike të cilën e kishte ndërtuar për më shumë se 10 vite.

Sipas tij, asnjë politikanë nuk do duhej të përfundoj sikurse Kurti.

“Ndjej keqardhje, është përfundim i padinjitetshëm. Një karrierë politike, ke kalu 15 vite, kanë humbur jetë njerëzit për këtë çështje, ia ke marrë vendit 10 vite vonesë, e ke ndalë zhvillimin e vendit në çdo aspekt, për me ndryshu këtë çështje kaq thjeshtë. Nuk e di si e bën gjumin ky njeri, është bukur e rëndë si karrierë politike, kështu s’duhet të ketë askush karrierë politike”, deklaroi ai.

Abdixhiku, tha se është duke e shijuar “transformimin” e Kurtit dhe përballjen e tij me votuesit.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika