Abdixhiku përkujton Agim Kikajn: Një figurë e jashtëzakonshme, humbje e madhe për Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar dhe nderuar jetën dhe veprën e ish-deputetit, Agim Kikaj.

“Sot, përkujtojmë dhe nderojmë Agim Kikajn, figurën patriotike, politike e mbi të gjitha njerëzore. Agimi ishte angazhuar herët në çështjet atdhetare e politike; ai iu bashkua vargut të veprimtarëve më të mëdhenj të LDK-së në orët e rënda të vendit. Agimi u nda nga ne shumë herët, por la pas vetes një trashëgimi të jashtëzakonshme, duke qenë si kryetar i Komunës së Podujevës, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, e një ndër personalitetet kryesore politike të Podujevës dhe më gjerë, si dhe veprimtar i dalluar i Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Kreu i LDK-së, Abdixhiku ka thënë se ndarja e Agim Kikajt nga jeta ishte humbje e madhe për Kosovën dhe proceset demokratike të vendit.

“Mesnata e datës 18 maj e vitit 2017, goditi familjen Kikaj, Kosovën dhe Lidhjen Demokratike me vdekjen e tij të papritur. Ndarja e Agim Kikajt ishte humbje e madhe për Kosovën dhe proceset demokratike të vendit tonë. Kosova humbi një njeri të mirë, një figurë të jashtëzakonshme që i shërbente ndërtimit të institucioneve demokratike tonat dhe kishte për synim fuqizimin e tyre”, thuhet tutje në komunikatë.

Abdixhiku tha se ai do të kujtohet gjithmonë për çiltërsinë, modestinë dhe afërsinë që e kishte me njerëzit.

“Andaj ikja e tij, la zbrazi jo vetëm për familjen Kikaj, por për gjithë LDK-në dhe Kosovën. Jeta dhe vepra e tij është e paharrueshme në rrugëtimin e Kosovës për liri dhe pavarësi! Lavdi jetës dhe veprës së Agim Kikajt”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika