Abdixhiku: Populizimi, arroganca e braktisja e kauzave janë karakteristikat që e përcollën qeverinë Kurti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, teksa i ka listuar 12 “dështimet” e qeverisë Kurti, ka thënë se, disa nga karakteristikat e ekzekutivit të udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përgjatë 12 muajve ishin populizmi, arroganca e braktisja e kauzave.

Ai në një konferencë për media, ka theksuar se, qeveria Kurti në kohë krize ka vendosur t’i braktisë qytetarët e saj.

“Për gjatë 12 muajve të kaluar kjo qeverisje është përcjellë me popoullzëm, arrogancë, arsyetime te e shkuara, braktisje të kauzave fundamentale me të cilat ka ardhur në pushtet”, është shprehur ai.

Teksa e ka quajtur qeveri të paaftë, Abdixhiku ka thënë se, qeveria Kurti ka dështuar të reagojë me kohë, siç ka refuzuar të marrë masa adekuate që do të zbusnin secilën krizë.

Abdixhiku ka thënë se, Qeveria ka dështuar edhe në miratimin e projektligjeve.

Sipas tij, ekzekutivi ka qenë i aftë vetëm në kapjen e bordeve “me qëllim që t’i zaptojë ato me familjarë, të afërm e militantë”.

“Në programin legjislativ qeveria ka paraparë 189 projektligje e deri në dhjetor të 2021-tës kanë aprovuar vetëm 36. Muajt e parë të qeverisjes së LVV-së është vërejtur një emërim masiv i militantëve partiakë në të gjitha bordet e ndërmarrjeve politike”.

“Ky proces i kapjeve vazhdoi përtej bordeve në rregullatorë e inspektorate. Përtej kapjes, Qeveria është karakterizuar me ministra e zyrtarë nën aktakuzë. Tre nga 16 ministrat aktual të Kurtit kanë aktakuzë”, ka thënë ai.

Deputeti i LDK-së, ka theksuar se kapja e këtyre institucioneve ka rezultuar të jetë fatale në momentin e përballjes me krizë.

Sipas tij, për një vit qeverisje, kjo qeveri ka dështuar në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës.

Ai nuk e ka përjashtuar as qasjen e qeverisë rreth dialogut që sipas tij, ka treguar një mospërgatitje të plotë, nuk ka treguar as prezentim të ndonjë platforme prezentuese.

“Dëm tjetër i madh është kalimi i dialogut me Serbinë në rrafshin teknik. Qeveria ka mungesë të plotë të transparencës në raport me dialogun. Qeveria nuk ka platformë dialoguese dhe nuk e ka të qartë idenë përpara. Procesi i dialogut është karakterizuar me mungesë të transparencës”, ka shtuar ai.

Sa i përket politikës së brendshme, Abdixhiku ka thënë se, qeveria Kurti ka qenë sa arrogante aq edhe konfliktuoze.

Një vit nga krijimi i qeverisë së re

Krijimit të Qeverisë së re në Kosovë, i kishte paraprirë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, ku në krye të institucionit ligjvënës ishte zgjedhur Glauk Konjufca.

Pas konstituimit të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës, në 22 marsin e vitit 2021, më 67 vota pro, 30 kundër dhe asnjë abstenim, kuvendi kishte zgjedhur qeverinë e re të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Qeveria Kurti është e përbërë prej tre zëvendëskryeministrave dhe prej 15 ministrive, ku pesë prej këtyre ministrive udhëhiqen nga gratë.

Ndërkaq, para votimit të qeverisë, në ekspozenë e prezentuar nga vetë Kurti, sipas tij, sfida kryesore e institucioneve të Kosovës ishte përballja me pandeminë COVID-19.

Ndërkaq, në zgjedhjet e 14 shkurtit, LVV e Albin Kurtit kishte fituar 50.28 për qind të votave apo 58 ulëse të kuvendit.

Ndërkohë, PDK ka 19 deputetë, duke lënë pas LDK-në me 15 deputetë dhe AAK-në me tetë deputetë.

Nga komunitetet, Lista Serbe i kishte siguruar dhjetë ulëse.

Dy ulëse i kishte fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës dhe nga një ulëse kanë fituar partitë boshnjake Koalicioni Vakat, Partia e Re Demokratike, Unioni Socialdemokrat, sikurse edhe Partia Gorane, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Iniciativa Rome, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës.

Pas votimit të qeverisë, më katër prill të vitit 2021, ishte zgjedhur edhe presidentja e Kosovës, e cila me 71 vota pro, kuvendi kishte zgjedhur Vjosa Osmanin në postin e presidentes me mandat pesë vjeçar.

Ndonëse në seancë nuk kishin marrë pjesë deputetët e PDK-së, AAK-së dhe ata të Listes Serbe, kuorumin për zgjedhjen e presidentes e kishte mundësuar ish-partia e saj, LDK.

Në adresimin e saj të parë si presidente, Osmani para deputetëve kishte thënë se ky post e mvesh atë me përgjegjësi të madhe.

Ajo, tashmë ishte bërë gruaja e dytë që mban postin e presidentit.

Po ashtu, ajo në zgjedhjet e 14 shkurtit kishte siguruar mbi 300 mijë vota.

Madje, Osmani që nga nëntori i vitit 2020, ishte ushtruese e detyrës së presidentit të Kosovës. Kjo, pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte dhe kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Shija e redaktorit

Osmani dekreton 24 prokurorë, gati gjysma gra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës(KPK), ka dekretuar 24 prokurorë të rinj, ku pothuajse gjysma prej tyre janë...

Hovenier përfundon misionin në Kosovë me homazhe para shtatores së...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, pas takimit lamtumirës në Presidencë, në përmbyllje të mandatit të diplomatit amerikan në...

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Të fundit nga rubrika