Abdixhiku: Praktika e shpërndarë në sistemin publik e ka emrin tenderët sekretë

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës që ta bëjë punën e saj, teksa shton se si parti opozitare janë të gatshëm që të paraqiten si dëshmitarë apo dorëzues të secilit tender veç e veç

Lumir Abdixhiku, kryetari i LDK-së.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se praktika e shpërndarë në të gjithë sistemin publik të Kosovës e ka emrin tenderët sekretë.

Në foltoren e Kuvendit të Kosovës, Abdixhiku ka thënë se në shtetin e Kosovës 781 tenderë sekretë janë dhënë për tre vjet vlera e tyre është 209 milionë euro.

“Ajo çfarë realisht po provojmë të bëjnë këtu është përshkrimi i një fenomeni, i një praktike të shpërndarë në të gjithë sistemin publik të Kosovës. Kjo praktikë ka një emër dhe këtij emri i thonë tenderë sekretë. Tenderët sekretë janë shpërndarje e pares së shtetit prej buxhetit tek operatorët, bizneset, pa asnjë garë, pa asnjë procedurë, drejtpërdrejt në marrëveshje direkte. Kjo praktikë në tre vjet është bërë 781 herë. Edhe sot teksa flasim dikush në shtetin e VV-së po nënshkruan një tender sekret, një tender sekret në ditë pune dhe kjo praktikë po rritet…”, u shpreh ai.

Ai thotë se partia që e udhëheq (LDK) e ka bërë kërkimin e listës së tenderëve sekretë ku, sipas tij, dalin në pah dy fenomene.

Ai ka kërkuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës që ta bëjë punën e saj, teksa shton se si parti opozitare janë të gatshëm që të paraqiten si dëshmitarë apo dorëzues të secilit tender veç e veç.

Abdixhiku thotë se mosveprimi i Prokurorisë Speciale është aprovim i kësaj praktike.

“E para ka të bëjë me KEK, e cila plot 112 herë ka bërë tenderë sekretë. 13 herë një kompani ka marrë tenderë sekretë ose në MPB, 15 milionë euro për shërbime të IT. Prokuroria Speciale duhet të bëjë punën e vet, Prokuroria e ka këtë listë, ne jemi të gatshëm të jemi edhe dëshmitarë edhe dorëzues të secilit tender veç e veç, siç e kemi marrë. Mosveprimi i Prokurorisë Speciale është aprovim i kësaj praktike. Nga një tender sekret çdo ditë në Qeverinë Kurti. Cili është arsyetimi? E para që kanë bërë edhe të tjerët më parë, pra po vjedhim, por më pak… Ose e dyta ‘kjo temë është e parëndësishme’. Pse kaq siklet? Mos i mbroni, është e kot, nuk ndalet, do të bëhet dhënie drite edhe për këtë fenomen”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika