Abdixhiku premton rritjen e pagave të mësimdhënësve: Nga 671 në 840 euro

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku e ka prezantuar në Vushtrri planin e kësaj partie për arsimin.

Abdixhiku ka thënë se planifikojnë që mësimi tërëditor të zhvillohet në së paku pesë komuna të Kosovës.

Abdixhiku ka përmendur rritjen e pagave për mësimdhënësit e reduktimin e numrit të nxënësve nëpër klasët e shkollave fillore.

“Programi ynë për arsim! Ndryshim thelbësor për gjenerata. Nga mësimi gjithëditor deri tek digjitalizimi i shkollave. E ardhmja ndërtohet sot. Ndiqeni planin tonë ambicioz”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ai përmendi rritjen e koeficientit të pagave “qysh në javën e parë”.

“Një mësues që e merr pagën sot 671 euro, në javën e parë të qeverisjes sonë do ta ketë pagën 840 euro”, ka thënë Abdixhiku.

“Programi ynë parasheh reduktimin e numrit të nxënësve nëpër klasat e shkollave fillore në jo më shumë se 20 sosh”, tha ai.

Ai po ashtu ka premtuar ndërtimin e çerdheve.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika