Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin, Jeffrey Hovenier.
Abdidhiku i ka dhuruar Hovenierit fanelat e Kosovës për gjashtë mbesat dhe nipin e tij që sipas tij t’i mbajnë si kujtim të përhershëm nga shteti i fundit ku ai shërbeu si ambasadorë.
“E falënderova për gjithë angazhimin e gjithë përkushtimin e tij, jo vetëm si ambasador, por dhe si përfaqësues amerikan i viteve të shpalljes së pavarësisë. Jeff ka qenë njohës i mirë i Kosovës, ka qenë përfaqësues i mirë i interesave strategjike të SHBA-ve në Kosovë; dhe mbi të gjitha kujdestar i përkushtuar i relacioneve mes dy popujve! Jeff, ka qenë pasionant i futbollit kosovar. Kemi ndjekur bashkë lojëra të shumta të Kombëtares së Kosovës. Në LDK, u kujdesëm që si gjysh i 6 mbesave e 1 nipi që është – Charlotte, Oliver, Lucie, Jacqueline, Katherine, Madeline, Amelia – me të kthyer në shtëpi, t’u dhurojë atyre nga një fanellë të kombëtares sonë me emrat e tyre në to. T’i mbajnë si kujtim të përhershëm nga shteti i fundit ku ai shërbeu si ambasadorë”, thuhet në njoftim.
Tutje, thuhet se LDK pret të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë dhe historik me ambasadorin e ri të administratës së re, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Sepse lidhja jonë është ideologjike, është institucionale, është afatgjate – tash e 35 vjet”.