Këtë të hënë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim kryetarin e subjektit politik Alternativa në Maqedoninë e Veriut, Afrim Gashi.
LDK ka njoftuar se gjatë këtij takimi, Abdixhiku ka shprehur vlerësimin për rolin e kryetarit Gashi në forcimin e mëtutjeshëm të marrdhënieve ndëretnike dhe bashkëjetesës në Maqedoninë e Veriut.
“Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku shprehu vlerësimin për rolin e kryetarit Gashi në forcimin e mëtutjeshëm të marrdhënieve ndëretnike dhe bashkëjetesës në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Tutje, njoftohet se në këtë takim është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në shumë fusha, atë ekonomike, arsimore dhe kulturore.
“Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim kryetarin e subjektit politik Alternativa në Maqedoninë e Veriut, Afrim Gashi, me bashkëpunëtorë. Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku shprehu vlerësimin për rolin e kryetarit Gashi në forcimin e mëtutjeshëm të marrdhënieve ndëretnike dhe bashkëjetesës në Maqedoninë e Veriut. Po ashtu, u diskutua edhe thellimi i bashkëpunimit ndërshtetëror në shumë fusha, atë ekonomike, arsimore dhe kulturore”, njofton Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK).