Abdixhiku pret në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse Sllovake në Kosovë, diskutojnë për situatën aktuale politike

Në këtë takim, Abdixhiku dhe Kostilnik kanë diskutuar për situatën aktuale politike në Kosovë, zhvillimet e fundit si dhe qëndrimet e LDK-së karshi këtyre proceseve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku të mërkurën ka pritur në takim shefin e Zyrës Ndërlidhëse Sllovake në Prishtinë, Rastislav Kostilník.

Në këtë takim, siç njofton LDK-ja përmes një komunikate, Abdixhiku dhe Kostilnik kanë diskutuar për situatën aktuale politike në Kosovë, zhvillimet e fundit si dhe qëndrimet e LDK-së karshi këtyre proceseve.

I pari i LDK-së e ka njoftuar zotin Kostilnik edhe me programin 100 pikësh të LDK-së “Rruga e Re”, që do të shpaloset në detaje gjatë muajit të ardhshëm.

Ndër të tjera, Abdixhiku ka shprehur mirënjohje për rolin e zyrës ndërlidhëse sllovake njëkohësisht i bëri thirrje Sllovakisë që ta marrë hapin formal drejt njohjes së Kosovës si dhe ka shprehur bindjen se një njohje nga shteti sllovak do të mirëpritej nga qytetarët e Kosovës, do t’i ndihmonte forcimit të marrëdhënieve bilaterale si dhe stabilitetit të rajonit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika