Abdixhiku prezanton 110 kandidatët për deputetë: Jemi shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka nisur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Në një tubim madhështor të organizuar në Prishtinë, kryetari i partisë dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, prezantoi listën e plotë të 110 kandidatëve për deputetë të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

124 është numri jonë, nga Lumiri deri tek Parisi, ne jemi lidhja demokratike e kosovës! Shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës! Bëhu Ndryshimi!” – tha Abdixhiku.

Gjatë fjalimit të tij të mbajtur para mijëra përkrahësve dhe simpatizantëve të partisë, Abdixhiku theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e vendit, duke u zotuar se LDK-ja do të jetë forca që do të sjellë ndryshimin e shumëpritur në Kosovë.

Shija e redaktorit

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Presidentja Osmani sot pret në takim zëvendës-sekretarin e SHBA-ve Richard...

Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot(e premte) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai sot...

Të fundit nga rubrika