Abdixhiku prezanton kandidatin për deputet, Krenar Xhaferin

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Lumir Abdixhiku ka njoftuar se drejtori i Investimeve Kapitale në Prishtinë, Krenar Xhaferi, do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme.

Gjatë ceremonisë së fillimit të punimeve të ishullit urban Arbëri – Pallat i Rinisë, pjesëmarrës ishte edhe kryetari i LDK-së, ku edhe e prezantoi kandidaturën e Xhaferit për deputet nga radhët e LDK-së.

Pos përgëzimeve që pati për kryetarin e kryeqytetit, Përparim Ramën, Abdixhiku shfrytëzoi rastin të “huazojë” Xhaferin për listën e LDK-së për deputetë.

“…Mos të harrojmë të falënderojmë Krenarin, drejtorin e mrekullueshëm, të cilin do ta huazojmë për garën e ardhshme nacionale në zgjedhjet e 9 shkurtit, si kandidat për deputet”, deklaroi Abdixhiku.

Vlen të theksohet se zgjedhjet e përgjithshme do të zhvillohen me 9 shkurt të 2025-s. Ndërsa me 24 tetor është prezantuar edhe fituesi i BigBrother II, Lumbardh Salihu si kandidat për deputet nga radhët e LDK-së.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika