Abdixhiku prezanton planin e LDK-së për rrymën: Paketë subvencionimi për çdo familje

Abdixhiku i bëri thirrje qeverisë që të pranojnë propozimin e tyre për energjinë elektrike për të ndihmuar qytetarët e vendit. Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që kjo e fundit të asistojë familjet kosovare në sigurimin e përballueshëm të resurseve alternative të ngrohjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

“Përkundër paralajmërimeve tona të ngritura në vazhdimësi, Qeveria e Kosovës është dëshmuar e pavullnetshme dhe e paaftë të veprojë në kohë”.

Kështu ka thënë Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook në të cilën ka prezantuar planin e LDK-së për energjinë elektrike.

Abdixhiku ka thënë se plani i LDK-së kërkon nga Qeveria e Kosovës që kjo e fundit të asistojë familjet kosovare në sigurimin e përballueshëm të resurseve alternative të ngrohjes, çmimi i të cilave sipas Abdixhikut, pothuajse është trefishuar. Ai ka theksuar se riparimi i Bllokut A5 në KEK është emergjent.

“Miliona euro tuaja shpenzohen sot në importin e energjisë elektrike, përderisa kapacitetet tona energjetike nuk janë në funskion të plotë. Në fund, përderisa të gjitha vendet e BE-së dhe rajonit kanë plane konkrete kursimi, Qeveria e Kosovës është ende në pushim. Na duhet urgjentisht plan i detajuar për kursimin e energjisë në të gjitha institucionet e vendit, siç na duhet edhe një fushatë ndërgjegjësimi për qytetarët tanë e dimrin e vështirë që do ta kemi bashkë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera, Abdixhiku ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që kjo e fundit të pranojë propozimin i cili do mund të ndihmonte qytetarët e Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika