Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar projekte të rëndësishme për zhvillimin e Gjilanit dhe të gjithë rajonit të Anamoravës, gjatë një takimi me banorët e Zhegrës së Gjilanit.
Abdixhiku theksoi angazhimin e tij për përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve për qytetarët, duke vënë theksin në realizimin e autostradës që do të lidhë Prishtinën me Gjilanin.
Ai theksoi gjithashtu investime të mëdha në sektorin e shëndetësisë dhe sporteve. Abdixhiku premtoi një investim prej 15 milionë eurosh për spitalin e Gjilanit, duke e transformuar atë në një qendër të ekselencës për trajtime moderne.
Përveç shëndetësisë, ai premtoi gjithashtu realizimin e një stadiumi futbolli për Gjilanin.
“Për Gjilanin e Anamoravën kemi projekte konkrete, jam zotuar në Gjilan e tubime të tjera, e po zotohem edhe këtu para jush personalisht unë si kryeministër i ardhshëm i Kosovës do të qëndroj me çizme të mija në autostradën e Anamoravës që ajo autostradë të përfundoj nga Prishtina deri në Bresalc, prej Bresalcit deri te Dheu i Bardhe. Dy minuta nga Dheu i Bardhe deri në Gjilan. 17 minuta nga Gjilani deri në Prishtinë. Anamorava e meriton një autostradë të tillë, do ta ketë më mua me LDK-në. Përveç autostradës, jam zotuar publikisht që spitalit tuaj të ja ndaj plotë 15 milion euro që ky spital të jete një qendër e ekselencës, e specializuar për trajtime të fushës së dhënë në mënyrë që Gjilanasit të kenë shërbime moderne. E një stadion futbolli që e kanë vizatuar por nuk e kanë bërë, do ta bëjmë brenda mandatit të parë, brenda tre viteve të para, stadion i kategorisë së katër të UEFA”, ka thënë ai.
Kandidati i LDK-së për kryeministër tutje ka folur edhe për progresin dhe rritjen e LDK-së, duke theksuar se kjo parti është në një moment të shkëlqyeshëm politik.
“LDK-ja përfundimisht është ngritur në këmbë, dhe kur LDK ngritët në këmbë sa asgjë që e ndalë. Jemi në një momentum shumë të shkëlqyeshëm politik, këtë e vërejmë në çdo takim që kemi me qytetar anë e mban. E kemi shumë të qartë thirrjen qytetarë, e kemi shumë të qarte edhe nevojën e madhe të vendit për ndryshim rrënjësor në mënyrën se si bëjmë politik, se si bëjmë projekte, në mënyrën se si kujdesim për njerëzit tanë, mbi të gjitha se si udhëheqim me shtetin me Kosovën shtetin që e bëmë ne si LDK”.
“Jo vetëm urtësinë polikë që na shoqëron në kohë krizash, jo vetëm thirrjen për bashkuese që e kemi si sjellje, por edhe vullnetin kokëforte e insistues për ti dal popullisteve mu në ballë. Dhe do ti dalim në ballë ne të djathtit, ne rugovistët, ne LDK. Në këtë rrugëtim tonin kemi projekte konkrete që ndryshojnë e transformojnë shoqërinë tonë. Prandaj që në javën e parë dhe as një ditë më shumë se aq ne do të rrisim paga për gjithë shërbyesit publik, civil të shtetit, çdo mësuese, çdo mjek, çdo polic, çdo ushtar, do ta ketë brenda javës se parë koeficientin 150, që i bie nga 200 euro më shumë paga që në javën e parë të qeverisë së ardhshme të LDK-së’’, ka thënë ai.