Abdixhiku prezanton projektet 5 miliardëshe

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, prezantoi pesë projekte madhore ekonomike, me vlerë prej pesë miliardë eurosh në katër vite, gjatë një takimi me 150 bizneset më të mëdha të Kosovës.

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka prezantuar vizionin e tij ekonomik përmes pesë projekteve madhore, që kapin vlerën e miliarda eurove.

Gjatë një takimi me 150 bizneset më të mëdha të vendit, Abdixhiku theksoi se Kosova nuk ka kohë për të humbur dhe se është koha për investime të fuqishme dhe të shpejta.

“Sot, takova 150 bizneset më të mëdha të Kosovës. Ata që punësojnë, krijojnë e zhvillojnë. Rreth 80% e kontribuuesve të ekonomisë sonë ishin në këtë takim; dhe për jam krenar shumë. Sepse, pak vende kudo në botë, mund t’i mbledhin kaq kontribuues në një vend.

Atyre u prezantova projektet tona!

5 miliardë investime në 4 vjet.

Jam i bindur, se teksa ne takohemi këtu, në moçalin e madh të pështymave të pushtetit, atë që çdo mëngjes na ushqen me vrer e urrejtje, do të ngritën zërat se si një politikan, takon biznese, takon oligarkë, takon hajdutë e mashtrues.

Dhe në gjithë këtë errësirë të portretizuar të tyre, ushqejnë masat me urrejtje, me mllef e me kundërshti, ndaj secilën iniciative që ëndërron të krijojë diçka. Mos i merrni për budallenjë; jetërat e tyre, të familjeve të tyre, standardi i tyre, i pushimeve të tyre është shumë më i mirë e shumë më i lartë se i shumicës së bizneseve në vend!

Jo se mërzitemi për ta, por dua ta thejë këtë mendësi haptas që tani, që në këtë fushatë!

Po, unë do të takojë biznese!

Po, unë do të punojë me biznese!

Po, unë do të ndërtojë Kosovën me biznese!

Me njerëz të ndershëm, punëtorë, inovativ e kreativ – ata që ëndërrojnë vërtetë për një Kosovë që lundron në nivele krejt të tjera të zhvillimit ekonomik”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai nënvizoi rëndësinë e rritjes së borxhit publik, krijimit të partneriteteve publiko-private, dhe privatizimit të aseteve publike që sjellin humbje, me qëllim të rigjenerimit të kapitalit në Kosovë. Sipas tij, këto masa janë të domosdoshme për të përshpejtuar zhvillimin ekonomik.

Gjatë fjalimit të tij, Abdixhiku ka theksuar se duhet të thyhet mendësia tradicionale të ndarjes politike që i portretizon bizneset si oligarkë apo mashtrues. Ai shprehu vendosmërinë për të punuar ngushtë me sektorin privat, duke e cilësuar atë si partner të rëndësishëm për zhvillimin e vendit.

Në fund, Abdixhiku premtoi angazhimin e tij për ta transformuar Kosovën nga një vend që ngec në përballje të brendshme politike, në një model zhvillimi ekonomik dhe integrimi evropian.

“Dua ta thyej dhe mendësinë e shkuar, të aferave korruptive, që në biznese shohin partnerë jo zhvillimorë, por partnerë akcionesh. Nuk ju shohin juve si mundësi zhvillimi, por aksionet tua si e drejtë përfitimi!

Si ekonomist me profesion kuptoj gjithë sfidat tuaja. Si politikan me detyrë, kam obligim të shtroj rrugën e djathtë të Kosovës. Por si Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kam një mision më të madh se këto të dyja; atë të ndërtimit të një rruge të re për Republikën e Kosovës, një që ngjason vendin tonë me vendet normale të familjes evropiane.

Ne kemi tjetër ambicie!

Unë besoj programin tonë ambicioz.

Kam ndërtuar dhe ekipë që do ta zbatojë këtë program.

Dhe jam i bindur, i bindur siç bindeni secili prej jush që mundi i juaj i madh do të ketë sukses, se ky program i yni, me të gjithë angazhimin tonë pas shkurtit, do të transformojë rrënjësisht Kosovën në një vend që duhet ta kemi patjetër. Sepse, jam i lodhur që të jemi të fundit në Evropë!

Jam i lodhur që të durojmë pozicionin tonë prej të fundit, në një kohë kur regjioni ynë ecë me hapa të jashtëzakonshëm, Evropa zhvillohet me tjetër vizion, e ne ngecemi në përballje të brendshme, të urrejtjes, ndarjes dhe propagandës!

Si vend me vetëm 11 mijë kilometra katrorë, e me vetëm 1.6 milion banorë; prej të cilëve 600 mijë fëmijë, do të duhej të ishim në fluturim! Të ishim model, shembull të zhvillimit, progresit e vet jetës së mirë!

Prandaj kohë s’kemi për të humbur më!

Kohë s’do të humbim më!

Duam të investojmë fort, dhe atë shpejtë”, ka shkruar më tej Abdixhiku.

Shija e redaktorit

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyll...

Mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë i ka përmbyllur sot punimet e saja të cilat i zhvilloi...

Osmani: Shqipëria dhe Kosova, dy pjesë të pandashme të një...

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të pandashme që janë pjesë e një kombi të madh. Ajo...

Të fundit nga rubrika