Abdixhiku prezanton projektet për Kompleksin Sportiv në Prishtinë prej 60 milionë eurosh

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka prezantuar një projekt për ndërtimin e Kompleksit Sportiv Kombëtar në Prishtinë, që do të përfshijë stadiumin, pallatin e sporteve, pishinën olimpike dhe një Gaming Hall, me një vlerë prej 60 milionë eurosh

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka prezantuar planin e tij për sektorin e sportit.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se përveç Stadiumit Kombëtar në Kryeqytet, si pjesë e Qendrës Kombëtare të Sportit do të jenë dhe Pallati i Ri i Sportiv, Pishina Olimpike e Gaming Hall për sportet elektronike.

“Në Kompleksin më të madh sportiv në rajon, do të vendoset dhe Fakulteti i Sporteve. Ky projekt, është prezentuar tashmë dhe para investitorëve potencial. Kostoja e gjithmbarshme është rreth 60 milionë euro – pak a shumë aq sa u shpërndanë sot me një vendim! Po. Aq sa u shpërndanë vetëm sot”.

“Pra, për të gjithë ata që pyesin se nga paratë – u them se Kosova ka para, ka mundësi ka dhe nevojë – sidomos nevojë për investime që lënë shenjë një kohë e krijojnë zhvillim. Kosova nuk ka një Qeveri që bën punë me 12 miliardë euro buxhet! Deri në shkurt! Ndryshimi, megjithatë po vjen”.

“Në Prishtinë, në një lokacion të përbashkët, Stadium Kombëtar me 25-30 mijë ulëse; Pallat i sporteve me dorë me 8 mijë ulëse, Pishinë Olimpike me 3 mijë ulëse e Gaming Hall me 2 mijë ulëse. Ndërtesa moderne; kushte moderne; kompleks modern për dekada në vijim”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook, ku ka publikuar edhe pamjet e planeve.

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika