Abdixhiku priti në Prishtinë Christoph Ploß: Relacionet e LDK-së me CDU po futen në një fazë të re bashkëpunimi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim deputetin e Bundestagut nga radhët e CDU, Christoph Ploß, me të cilit u diskutua për një fazë të re bashkëpunimi, bashkëpunim ky që sipas Abdixhikut do t’i shërbejë Republikës së Kosovës

Ilustrim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur të martën në Prishtinë deputetin e Bundestagut nga rradhët e CDU dhe njëkohësisht raportuesin për Kosovë Christoph Ploß, të cilit ka treguar se i ka shpjeguar historinë e lavdishme të organizimit të shqiptarëve të Kosovës, nën udhëheqjen e Presidentit Ibrahim Rugova.

“Në prag të 33 vjetorit të themelimit të LDK-së, formacionit politik, demokratik e pavarësist të Kosovës, i shpjegova dhe pjesë të historisë së lavdishme të organizimit më të madh nacional të shqiptarëve të Kosovës, nën udhëheqjen e Presidentit Rugova”, ka shkruar Abdixhiku.

Teksa, ka shtuar se relacionet e LDK-së me CDU po futen në një fazë të bashkëpunimit, që këto relacione do t’i shërbejnë Republikës së Kosovës.

“Relacionet e LDK-së me CDU po futen në një fazë të re bashkëpunimi vitin në vijim. Këto relacione do t’i shërbejnë para së gjithash Republikës së Kosovës”, ka përfunduar Abdixhiku.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika