Abdixhiku: Qeveria e Kosovës sikurse në çdo temë tjetër, është e vonuar të veprojë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Blloku A5 i KEK-ut, nuk po kryen mirëmbajtje të rregullt dhe me kohë. Ai ka ftuar Prokurorinë e Kosovës t'i hetojë këto vonesa në mirëmbajtjen e Bllokut A5, si dhe Qeverinë e Kosovës që të nisë çdo përgatitje të nevojshme për një dimër me energji

Kryetari i Lidhjes Demokratik të Kosovës, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reagur ndaj Qeverisë së Kosovës, për vonesat për sigurimin e energjisë elektrike.

Abdixhiku ka thënë se Blloku A5 i KEK-ut, nuk po kryen mirëmbajtje të rregullt dhe me kohë.

Postimi i Lumir Abdixhiku

Për këtë, ai e fajëson Qeverinë e Kosovës, duke thënë se “Do të qëndrojë kështu për shumë kohë sepse Qeveria e Kosovës, sikurse në çdo temë tjetër, është e vonuar të veprojë. Verës pushon, dimrit nis të mirëmbajë – këso praktike të mbrapshtë nuk njeh asnjë shtet”.

Ai këtë e quan edhe si neglizhencë të praktikantëve, dhe një interes madhor që përfiton miliona euro nga tenderet riparuese për blerje të energjisë e cila nuk po prodhohet.

Abdixhiku ka ftuar Prokurorinë e Kosovës t’i hetojë këto vonesa në mirëmbajtjen e Bllokut A5, si dhe Qeverinë e Kosovës që të nisë çdo përgatitje të nevojshme për një dimër me energji.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika