Abdixhiku: Qytetarët duhet të dëgjojnë nga Kurti nëse marrëveshjet për energjinë do ta legalizojnë ndikimin e Serbisë në Kosovë

I pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, për marrëveshjen e energjisë ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kohën kur ishin arritur këto dy marrëveshje, i kishte cilësuar si marrëveshje që legalizojnë ndikimin e Serbisë në Kosovë

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK)

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, ka dhënë qëndrimin e tij, pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi, për energjinë.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i LDK-së, ka thënë se udhërrëfyesi i nënshkruar sot përcakton implementimin e dy marrëveshjeve paraprake, të viteve 2013 e 2015,  të cilat Kosova asokohe i kishte lidhur me qëllim të ushtrimit të sovranitetit shtetëror në gjithë territorin e vet.

Por sipas tij, kryeministri aktual, Albin Kurti, në kohën kur ishin arritur këto dy marrëveshje, i kishte cilësuar si marrëveshje që legalizojnë ndikimin e Serbisë në Kosovë.

“Sot, qytetarët e Kosovës, duhet ta dëgjojnë nga vetë ai, nëse këto dy marrëveshje, të pranuara pa asnjë ndryshim e të proklamuara me plot meritë, do ta legalizojnë apo jo ndikimin e Serbisë në Kosovë”, ka shkruar i pari i LDK-së në Facebook.

Ai ka thënë se LDK ka mbështetur në vijimësi dhe me konsistencë, marrëveshjet në interes të Kosovës, që kanë synuar ushtrimin e plotë të sovranitetit të Republikës së Kosovës në tërë territorin e saj.

Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Brukselit, kanë arritur të nënshkruajnë të martën marrëveshjen për energjinë, e cila parasheh faturimin e energjisë elektrike për komunat veriore të Kosovës.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, marrëveshjen për energji në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila është arritur të martën e 21 qershorit, e ka cilësuar si hap konkret drejt zgjidhjes së problemeve të qytetarëve.

Ai ka bërë të ditur se ka kontaktuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për t’ia uruar arritjen e marrëveshjes.

“Fola me Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurtin për t’i uruar ata për arritjen e një marrëveshjeje mbi udhërrëfyesin e energjisë sot. Ky është një hap i madh dhe i rëndësishëm përpara në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe do të japë rezultate konkrete për të gjithë qytetarët. Mezi presim të vazhdojmë të punojmë në hapat e ardhshëm”, ka shkruar ai në Twitter.

Në shtator të vitit 2013, Kosova dhe Serbia kishin nënshkruar marrëveshjen për çështjen e energjetikës.

Në atë kohë, kryeministër i Kosovës ishte Hashim Thaçi, kurse kryeministër i Serbisë, Ivica Daçiq, të cilët edhe ishin nënshkruesit e kësaj ujdie.

Marrëveshja parasheh që pos Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike – KEDS, në Kosovë të licencohet edhe një kompani tjetër për distribuimin e rrymës.

Ndonëse e konfirmuar në gusht të vitit 2015, e njëjta marrëveshje nuk është zbatuar asnjëherë.

Sipas marrëveshjes së arritur më 2013, punëtorët e kompanisë serbe për energji në veri të Kosovës – Elektrokosmet, duhet të inkuadrohen në kompaninë e regjistruar sipas ligjeve të Kosovës, ose t’iu ofrohet punësim në KEDS.

Kosova e konsideron “Elektrokosmet-in” e Serbisë si kompani ilegale.

Arrihet marrëveshje Kosovë-Serbi për energjinë

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika