Abdixhiku: Reçaku pikë kthese për vëmendjen ndërkombëtare ndaj vuajtjeve të shqiptarëve nga Millosheviqi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak për të përkujtuar viktimat e masakrës së Reçakut, të kryer nga forcat serbe më 15 janar 1999.

Abdixhiku e cilësoi masakrën e Reçakut si një akt të tmerrshëm kundër njerëzimit, që tronditi opinionin ndërkombëtar dhe shënoi një pikë kthese në reagimin e bashkësisë ndërkombëtare ndaj regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

“26 vite më parë, forcat policore ushtarake, militare e paramilitare serbe kryen aktin e tmerrshëm të masakrës së Reçakut, akt i cili më pas do të cilësohej nga ambasadori William Walker si krim kundër njerëzimit. Në këtë vend u vranë 45 civilë shqiptarë, burra e gra, të moshuar e fëmijë, vetëm sepse ishin shqiptarë. Ky akt i rëndë, çnjerëzor, akt kundër njerëzimit ishte po ashtu pikë kthese për vëmendjen ndërkombëtare ndaj pasojave që populli i Kosovës i vuante nga regjimi i Millosheviqit”, ka thënë Abdixhiku.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika