Abdixhiku: Rinisin punimet në rrugën A, rrëzohet vendimi skandaloz

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se punimet në rrugën A në Prishtinë kanë rinisur, pasi Gjykata Komerciale rrëzoi vendimin siç e quajti ai “skandaloz të gjykatëses familjare”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se punimet në rrugën A në Prishtinë kanë rinisur, pasi Gjykata Komerciale rrëzoi vendimin, siç e quajti ai, “skandaloz të gjykatëses familjare”.

Kjo pasi, sipas Abdixhikut, vendimi ishte joprofesional dhe ishte shkelje e rëndë.

“Shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale rrëzoi vendimin skandaloz të gjykatëses familjare. E rrëzoi sepse ishte joprofesional; e rrëzoi sepse ishte shkelje e rëndë. Vendimet e urdhëresave politike s’mund të përfundojnë ndryshe. Populistët, me gjithë mllefin e urrejtjen që bartin për punën e tjetrit, na humbën veçse kohë. Do të duhej të kishin brenga tjera, do të duhej të kishin qëllime të tjera; sepse vendi ka nevoja plot”, tha ai.

“Ne vazhdojmë; ekipit të kryeqyteti u themi puna e mbarë ju qoftë; e qytetarët e Prishtinës megjithatë nuk do të harrojnë!”, shtoi Abdixhiku.

Gjykata Komerciale me Aktvendim kishte pezulluar punimet në rrugën A në Prishtinë, pasi kompania “Sallahu” dyshohet të ketë falsifikuar dhe mashtruar në prokurim.

Rrjedhimisht, kompania nuk mund të marrë pjesë dhe as të ekzekutojë kontrata publike.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika