Abdixhiku rizgjidhet kryetar i LDK-së

Abdixhiku kritikon qeverisjen e VV-së: LDK-ja e Kosova u përball me populizëm

333 anëtarë nga 335 sa i ka LDK-ja, ishin për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Lumir Abdixhiku, është rizgjedhur edhe për një mandat të plotë në krye te Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Abdixhiku nuk ka pasur asnjë kundër kandidat.

Delegatët e LDK-së unanimisht votuan që Abixhiku ta drejtojë partinë edhe për katër vjet.

Abdixhiku ishte kandidati i vetëm për kryetar të LDK-së, pasi Faton Bislimit nuk iu aprovua kandidatura.

Ndërsa, Abdixhiku Abdixhiku në fjalën e tij në Kuvendin e 10-të Zgjedhore ka kritikuar qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje me vendin, duke thënë se partia e tij partia e tij në dy vitet e fundit është përballur me një politikë populiste.

“Kemi thënë se zgjedhjet në LDK janë festë, janë festë sepse manifestojnë themelin e vetëbesimit tonë ideologjik. Atë të shprehjes e demokracisë, një vlerë e marrë si e mirëqenë për grupimin tonë politik por më besoni më e domosdoshme sidomos në këtë kohë. Ky nivel i masivizimit demokratik, është shenj e një thirrje e anëtarësisë si pritje e tyre ndaj secilit prej nesh. Dy vite më parë kisha marrë përgjegjësinë më të madhe jetësore, atë të prirjes së LDK-së. Dy vite më parë po qëndroja para jush me zotimin e një gjetje të rrugës përpara”, ka thënë ai.

“Dy vite e gjysmë qëndroj me bindje të plotë se kemi arritur rrugën e ringritjes sonë që besonim të gjithë, na gjeti sepse kemi ecur mbarë. Dy vite më parë u gjendëm para një sfide të pazakontë për ne dhe për vetë Republikën, të dalë nga një rezultat zgjedhor që tregonte si më i ulëti historik, të përballur me populizmin e përmasave të paarritura më parë”, ka thënë Abdixhiku.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika