Abdixhiku: Shkolla Politike “Ibrahim Rugova” nisi sot

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pka njoftuar se sot ka nisur Shkolla Politike “Ibrahim Rugova”

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sot ka nisur Shkolla Politike “Ibrahim Rugova”.

Ai është shprehur se gjenerata e parë përbëhet nga 20 studentë.

“Shkolla Politike “Ibrahim Rugova” nisi sot! Me të dhe gjenerata e parë.Anila, Ardiani, Arnesa, Bahtiri, Blendiana, Dëbora, Dioni, Driada, Durimi, Ergini, Fortesa, Herolinda, Ilirjada, Laura, Leoni, Melosi, Orinesi, Premtoni, Rilindi e Vlera; janë të 20 studentët e parë të klasës së parë, të gjeneratës së parë, të Shkollës Politike ‘Ibrahim Rugova’. I takuam, së bashku me ligjeruesit tanë, dhe u uruam mirëseardhje; në ambientet e Shkollës, në Selinë Qendrore të LDK-së”, u shpreh ai.

Abdixhiku tha se ata studentë flisnin së paku dy gjuhë të huaja dhe se kishin kurreshtje për politikën dhe të ardhmen e vendit.

“Ata, mes nesh, përgjatë 10 vikendeve të ardhshme, do të mësojnë për të djathtën, rugovizmin, për vlerat shtetare e identitare të Republikës; për Kushtetutën, organizimin partiak, kampanjat zgjedhore e vet komunikimin me publik”, ka thënë Abdixhiku.

“Të 20-tit, kryesisht rreth të 20-ave, ishin studentë të shkëlqyer; flisnin së paku dy gjuhë të huaja, e kishin pëplot kurreshtje për politikën dhe vet të ardhmen e vendit. E ardhmja është e ndritshme”, ka shkruar tutje Abdixhiku.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika