Abdixhiku shpalos zotimet e LDK-së për sektorin e arsimit

"Sonte, mblodha dhe konstituuam Departamentin e Arsimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Mes profesionistëve të arsimit, njerëzve me përvojë të jashtëzakonshme, me integritet personal e me potencial të madh, diskutuam për zotimet tona brenda programit ‘Rruga e Re’", ka shkruar kryetari i LDK-së.

I pari i LDK-së, Lumir Abdiku, ka bërë të ditur se kanë konstituuar departamentin e Arsimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gjithashtu, Abdixhiku ka shpalosur zotimet e partisë që udhëheq për sektorin e arsimit.

“Duam mësim gjithëditor që fëmijët tanë të qëndrojnë në ambiente shkollore gjatë gjithë ditës. Që prindërit të mos detyrohen të ndërprejnë punën, të gjejnë kujdestarë – apo të mos punojnë fare – sepse fëmijët s’kanë ku të qëndrojnë.

Zotohemi për koeficient 150! Koeficient 150!

Duam shkolla digjitale, e digjitalizim të plotë në ambiente shkollore që nxënësit tanë të jenë në hap me kohën!

Zotohemi për 80 çerdhe të reja brenda 4 viteve, e rritje graduale të pjesëmarrjes së fëmijëve nga 3 vjet në sistemin shtetëror!”, ka shpalosur disa nga zotimet e LDK-së.

Udhëheqëse  e këtij departamenti do të jetë Jehona Lushaku – Sadriu, njëherësh nënkryetare e Prishtinës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika