Abdixhiku shpreh ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur ngushëllime për viktimat nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka shprehur ngushëllime për viktimat që kanë humbur jetën në tërmetin e fuqishëm që ka goditur Turqinë dhe Sirinë.

“Më trishtoi lajmi për tërmetin që ka goditur Turqinë dhe Sirinë. Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës u shpreh ngushëllime të gjitha familjeve për viktimat e tërmetit të tmerrshëm që i goditi këtë mëngjes”.

I pari i LDK-së ka thënë se qytetarët e Kosovës bashkëndiejnë dhimbjen me qytetarët e të dyja vendeve.

“Të gjithë qytetarët e Kosovës bashkëndjejmë dhimbjen dhe solidarizohemi me qytetarët e të dyja vendeve në këto momente të vështira. Lutemi për viktimat dhe familjet e tyre”.

Ndryshe, të hënën, një tërmet me magnitudë 7.8 ballë ka goditur Turqinë dhe Sirinë duke lënë të vdekur deri më tani mbi 1200 persona.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika