Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur për iftar myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnavën me bashkëpunëtorë.
Kreu i LDK-së ka thënë se këto ditë të fundit të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë luten për agjërim të pranuar dhe të dalin nga ky muaj të pasuruar shpirtërisht.
“Le të shërbejnë këto ditë për të dhënë mesazh për më shumë solidaritet, tolerancë dhe paqe në vendin tonë”.
“Qytetarët e Kosovës gjithmonë janë shquar për vlera humane, vëllazërore dhe solidariteti, duke u dëshmuar si shoqëri që respekton njëri-tjetrin e ndanë me ata në nevojë – prandaj, le të vazhdojmë t’i mbajmë këto vlera edhe përtej këtij muaji të shenjtë”, ka thënë Abdixhiku.