Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka folur rreth vizitës së tij në Senatin e Shteteve të Bashkuara.
“Ditën e dytë të vizitës e nisa me takime në Senatin e Shteteve të Bashkuara. Aty u prita nga Senatori Christopher Murphy dhe ekipi i tij politik”, ka shkruar Abdixhiku.
Abdixhiku ka shtuar se kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon, duke theksuar se ka kërkuar për ngritjen e bashkëpunimit bilateral në mes të Kosovës dhe SHBA-ve nëpërmjet ‘Kartës për Partneritet Strategjik’.
“Si anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme, Senatori Murphy ka qenë dhe mbetet gjithherë aktiv në rajonin tonë. Në këtë drejtim, kërkesat tona për mbështetje ndaj popullit të Kosovës, institucioneve të Republikës, e aspirstave tona për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s, ishin krejt të natyrshme”, ka potencuar kryetari i LDK-së.
Abdixhiku ka thënë se në takim është theksuar nevoja e bashkëpunimit të ngushtë në fushën e politikës së jashtme, energjetikës e zhvillimit ekonomik.
“Mbështetja e Senatit dhe Sentorëve nga të gjitha anët, ka prodhuar gjithherë momente historike për vendin tonë. Këtë mbështetje për shtetin tonë vazhdojmë ta kërkojmë në çdo kohë”.