Abdixhiku: S’ka kohë për ndarje e përçarje, ndryshimi mision i yni

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka theksuar se është koha për të lënë pas ndarjet dhe përçarjet, duke apeluar për një bashkim të qytetarëve të Kosovës rreth një qëllimi të përbashkët, realizimin e ëndrrës për një Kosovë të fortë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Lumir Abdixhiku, në ditën e tretë të fushatës zgjedhore ka theksuar rëndësinë e bashkimit dhe shmangien e ndarjeve politike që po e dëmtojnë vendin.

“Kosova, megjithatë, kohë për të humbur në ndarje e përçarje nuk ka. Kësaj marrëzie duhet t’i dalim në ballë të gjithë! Kjo nuk është Kosova jonë. Kjo nuk është sjellja jonë. Kjo nuk është ëndrra jonë”, ka shkruar ai në Facebook të hënën.

Lideri i LDK-së u ka bërë thirrje qytetarëve që të mendojnë se në duart e kujt e mbani fatin tuaj dhe të fëmijëve tuaj.

“Sa më të mëdha tubimet tona; Sa më e madhe mbështetja popullore; Aq më të larta bëhen britmat e piskamat! Por, për një moment, mendoni në duar të kujt e keni fatin tuaj, fëmijëve tuaj e të familjeve tuaja!”, ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku ka potencuar se Kosova është një vend, me një ëndërr të përbashkët, dhe nuk ka vend për ndarje në bazë të partive, individëve apo epokave.

“Republika jonë është vetë ëndrra jonë! Ndryshimi sot, është misioni jonë!”, ka shkruar tutje ai.

Shija e redaktorit

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Presidentja Osmani sot pret në takim zëvendës-sekretarin e SHBA-ve Richard...

Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot(e premte) do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai sot...

Të fundit nga rubrika