Abdixhiku takohet me emisarin gjerman Sarrazin, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është takuar me emisarin gjerman, Manuel Sarrazin. Në takim është diskutuar për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, çështjen e liberalizimit të vizave dhe për procesin e Berlinit

Lumir Abdixhiku, Kryetar i LDK dhe emisari gjerman, Manuel Sarrazin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të mërkurën e 14 shtatorit është takuar me të dërguarin e posaçëm të Qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Në këtë takim është diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi dhe për liberalizimin i vizave.

“Gjatë takimit u diskutua për procesin e dialogut Kosovë – Serbi, me ç’rast kryetari Abdixhiku vlerësoi lart angazhimin e shtuar të Qeverisë gjermane në proces të dialogut si dhe në çështjen e liberalizimit të vizave”, shkruhej në postimin e LDK-së.

Ndërkaq, temë diskutimi ishte edhe procesi i Berlinit, ku Abdixhiku ka thënë se LDK mbështet bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe se është gjithmonë e gatshme të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtarë.

“Temë e diskutimit ishte edhe Procesi i Berlinit ku kryetari Abdixhiku rikonfirmoi që LDK mbështet bashkëpunimin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor brenda Procesit të Berlinit, ku të gjitha vendet trajtohen barabarësisht”.

Sipas njoftimit, LDK mbetet e përkushtuar dhe e gatshme për bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë për proceset jetike të vendit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika