Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e ShBA-ve, Jeffrey Hovenier.
Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe se si këto zhvillime reflektojnë jo vetëm në relacionet ndërshtetërore, por edhe në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.
Ai ka thënë se në prag të 16-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, duhet të kujtojmë se sa të rëndësishme mbesin aleancat tona në rrugëtimin euroatlantik.
“Bashkërendimi i politikave tona, i shërben avancimit të interesit tonë kombëtar, siç i shërben të ardhmes sonë si një shtet modern, model demokratik e zhvillimor në substancë”, ka shkruar kreu i LDK-së.