Abdixhiku takon ambasadorin francez, diskutojnë për tensionet në veri

Në një komunikatë për media nga LDK-ja thuhet se gjatë takimit është diskutuar për situatën aktuale politike, me theks të veçantë për tensionet në veri

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Në një komunikatë për media nga LDK-ja thuhet se gjatë takimit është diskutuar për situatën aktuale politike, me theks të veçantë për tensionet në veri.

“Kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Guérot për qëndrimet e LDK-së karshi kësaj situate, duke theksuar domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës me aleatët tanë si parakusht i stabilitetit afatgjatë”, thuhet në njoftim.

Abdixhiku shtroi po ashtu edhe nevojën e mbështetjes ndaj institucioneve të rendit të Republikës, me qëllim të garantimit të sigurisë së institucioneve dhe të qytetarëve përballë rrezikut të dhunës së krijuar nga bandat kriminale në veri të vendit.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika