Abdixhiku të rinjve: Jetën në Kosovë do ta bëjmë të mirë, jemi vetëm një ditë larg

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, në tubimin përmbyllës ka thënë se çfarë kanë nisur sonte në sheshin “Skënderbeu”, do të kushtrojë fort e do të mbahet mend gjatë për gjenerata të tëra.

Abdixhiku tha se populli i Kosovës është bërë bashkë sonte kundër ndarjes, urrejtjes, përçarjes dhe sipas tij, kjo është fitorja e vërtetë.

“U bëmë një shpejt, u bëmë bashkë sikur dikur, sikur kishit kërkuar gjithherë. LDK-në e kërkuar e gjetët, popullin e kërkuar, e gjetëm.

“Ato na vijnë si kushtrim edhe i prindërve të sotëm që përpiqen që të rrisin me mund e djersë fëmijët e tyre në Kosovën e të parëve të tyre, ku përpiqen të ua ndërtojnë një të ardhme ku dinjiteti, mundësia dhe përparimi nuk përcaktohen nga tallja, por nga vetë puna dhe vetë shpresa”.

“Jo të dashur prindër, nuk do t’ua rris fëmijët juve. I paçi dhe iu paçin me jetë e shëndet. Por, dua të ua bëjë atyre dhe juve një shtet që i trajton fëmijët tuaj me nder dhe dinjitet, që nuk i bën material pune për botë por i fton të ëndërrojnë, punojnë, jetojnë, prindërohen e plaken këtu në Kosovë”, tha Abdixhiku, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se jeta në Kosovë nuk është më e mirë se në Gjermani, por i siguroi të rinjtë e vendit se jetën në Kosovë do ta bëjnë të mirë, dhe janë shumë afër kësaj.

“Jeta në Kosovë nuk është më e mirë se në Gjermani, jemi shumë larg në fakt. Por, të dashur të rinj, jetën në Kosovë do ta bëjmë të mirë, jemi shumë afër kësaj, jemi vetëm një ditë larg, jemi vetëm një votë larg”, tha ai.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika