Abdixhiku thotë se LDK-ja do të fitojë me dinjitet: Qytetarët po vulosin fitoren

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë një tubimi elektoral me Degën I në Prishtinë në lagjen Kodra e Trimave, është shprehur i entuziazmuar me pjesëmarrëjen e qytetarëve, siç ka thënë ai jo vetëm në këtë tubim, por në të gjitha tubimet e LDK-së.

“LDK-ja dhe Prishtina tashmë janë bërë një dhe ju po e vulosni ndryshimin kaq shumë të kërkuar dhe të duhur për Kosovën. Ky është uragani i fitores së madhe të LDK-së”, tha ai.

Abdixhiku theksoi se kur gjërat në Kosovë shkojnë keq dhe kur qytetarët kosovarë kërkojnë seriozitet dhe kërkojnë punë dhe shtet, sipas tij adresa e sigurt është LDK-ja.

Ai ka akuzuar qeverinë aktuale për dhënien e tenderëve një burimor, si dhe nepotizëm.

“Ne do fitojmë me dinjitet dhe sjellje njerëzore”, tha ai.

Abdixhiku ka numëruar të arriturat në komunën  e Prishtinës nën udhëheqjen e LDK-së dhe kryetarin Përparim Rama dhe ka premtuar investime tjera./EO

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika