Abdixhiku thumbon koalicionin AAK-NISMA: LDK-ja s’i merr katër vjet kohë për gjysmë autostradë e as s’i fal 54 milionë euro

Lumir Abdixhiku, lideri i LDK-së, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të AAK-së, Bekë Berishës, i cili ka thënë se me "Lumirin dhe Memlin është problem opozita". Abdixhiku ka theksuar se kur është në pyetje LDK-ja, pozita dhe opozita bëhen bashkë, duke iu referuar koalicionit të sapoformuar, AAK-NISMA. Ai ka shprehur mendimin se këto dy forca politike po përgatiten për bashkëpunim të gjatë dhe se “Rruga e Re” e LDK-së është e vetmja "zgjidhje"

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku

I pari i LDK-së, Lumir Abdixuku, i ka reaguar deputeti të AAK-së, Bekë Berishës, ku ky i fundit ka thënë se “me Lumirin e Memelin është problem opozita”.

Sipas Abdixhikut, kur është në pyetje LDK-ja, pozitë e opozitë bëhen bashkë, duke thumbuar edhe koalicionin e sapoformuar, AAK-NISMA.

“Qenkan marrë sot me mua edhe nga pushteti edhe nga “fronti i bashkuar opozitar”.  Shihni se kur është në pyetje LDK-ja, të dyja, se ç’na bëhen bashkë.  Ndoshta po bëhen gati për bashkëpunim të gjatë. Ndoshta matjet e bëra, këto pa propagandë, po u japin frikë në palcë”, ka shkruar Abdixhiku.

Abdixhiku ka potencuar se “Rruga e Re” e LDK-së është zgjidhja.

“Rruga e Re është zgjidhja! As si këta e hiç se hiç si ata! Si LDK; forcë moderne e zhvillimeve të mëdha. Një që nuk merr 4 vjet kohë për gjysmë autostradë, e as nuk u falë ‘Bechtel-ve’ 54 milion euro dhuratë”, ka përfunduar ai.

Kritika e Berishës drejtuar Krasniqit e Abdixhikut

Gjatë ditës së shtunë Berisha ka drejtuar kritika në adresë të liderëve opozitarë, duke thënë se mungesa e lidershipit të tyre në krye të partive (PDK dhe LDK) që drejtojnë dhe telashet që i kanë brenda strukturave, po i bënë favore Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes.

“Me Lumirin e me Memlin është problem opozita, kjo duket për shkak të telasheve që kanë brenda strukturave dhe edhe më keq është se në momentin më të keq për Kosovën këta kanë qëlluar liderë të partive të tyre, e me ta është problem me i dalë opozitë Albin Kurtit Lumiri po i sheh disa ëndrra me ‘rrugën e re’ por, ai sondazhet i ka në tavolinë dhe e din se LDK-ja nuk janë në atë stadin ku ai po e paraqet. Edhe PDK-ja me Memlin që është shumë djalë i mirë, mirëpo për këtë situatë nuk ka mundësi të bëjë diçka me PDK-në,” ka thënë Berisha.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika