Abdixhiku: T’iu kthehen mjetet qytetarëve dhe të vendoset ligjshmëria

Të mërkurën e 17 majit Gjykata e Apelit e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore për pezullim të vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. Dhe për këtë vendim ka reaguar edhe Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhik, ku ka kërkuar që mjete që qytetarët i kanë pagur për këta tre muaj t’iu kthehen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila vërtetoi vendimin e Gjykatës Themelore për pezullim të vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).

Abdixhiku ka kërkuar që t’iu kthehen qytetarëve mjetet finaciare të cilat janë marrë në mënyrë të paligjshme.

Sipas tij, vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit si dhe ai i Gjykatës Themelore në Prishtinë, konfirmojnë të gjitha argumentet tona rreth faturimit diskriminues dhe të padrejtë të qytetarëve tanë.

“Këto argumente ishin injoruar nga pushteti. Insistimi i tyre për të mbrojtur një plaçkë publike, ka marrë sot vulën e dyfishtë të paligjshmërisë” ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Gjithashtu, ai ka kërkuar edhe shkarkimin e bordit të ZRrE-së, ku sipas tij “janë hapa të domosdoshëm që Qeveria e Kosovës dhe Albin Kurti duhet t’i ndërmarrin sa më parë. Sot kërkojmë përgjegjësi publike nga ata që paligjshëm i shtrenjtuan faturat e energjisë; e që mbrojtën me garancë këtë paligjshmëri”.

Abdexhiku ka shtuar se do të ketë edhe fitore të tjera në lidhje me keqpërdorimet e krizës energjetike.

“Pjesa tjetër e së vërtetës rreth krizës energjetike – të keqpërdorimit të qindra milionave, pagesave në llogari të fshehta, e vonesës në reagueshmëri – do të zbardhen në Komisionin Hetimor Parlamentar” ka thënë Abdixhiku.

Më datëm 18 mars të vitit 2022,  Partia Demokratike e Kosovës  e kishte  paditur  Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) në Gjykatën Themelore, për vendimi e shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Gjithashtu kishte iniciuar komisionet hetimor parlamentar, për të hetuar keqpërdorimin e dhjetëra miliona eurove nga qeveria gjatë krizës energjetike.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika