Abdixhiku tregon se si do të gjenerohen financat për ndërtimin e Unazës së Jashtme të Prishtinës

Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, duke folur për programin zhvillimor qeverisës të kësaj partie, ka theksuar rëndësinë e rritjes së borxhit publik, duke nënvizuar se kjo është një mundësi për të financuar projekte zhvillimore të rëndësishme për vendin.

Në një intervistë në emisionin “Pressing” në T7, ai shpjegoi se Kosova ka hapësirë për të rritur borxhin publik pa kaluar limitet ligjore dhe duke e shfrytëzuar këtë mundësi për investime kapitale.

“Unë po them hajde shkojmë, borxhin publik e kemi 17%, që do të thotë si ekonomi, 10% e vlerës së ekonomisë që e krijon ti, e ki borxh publik. Me ligj të Kosovës e ke të lejuar deri në 40 për qind. Në Evropë shkojnë deri në 100%, 120%.” – tha Abdixhiku.

Abdixhiku përmendi se Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat ndërkombëtare kanë rekomanduar që Kosova të shpenzojë më shumë për zhvillim.

“Fondi Monetar Ndërkombëtar, të gjitha organizatat e huaja kur vijnë në Kosovë, thonë ‘krejt vendet tjera po shpenzojnë shumë, ju jeni duke shpenzuar pak.’ Rekomandimi i vetëm për Kosovën është shpenzoni para. Pra, nëse e rrisim borxhin publik prej 17 për qind në 40 për qind, sa e lejon ligji, ne gjenerojmë 3 miliardë euro kredi të buta.” – deklaroi kreu i LDK-së

Një nga projektet që Abdixhiku përmendi është ndërtimi i Unazës së Jashtme të Prishtinës, që ai tha se do të kushtojë 360 milionë euro.

Ai theksoi se BERZh-i është i gatshëm të ofrojë kredi të butë prej 200 milionë eurosh për këtë projekt, me kushte të favorshme dhe një periudhë shlyerjeje prej 40 vitesh.

“Qe cila është kredia e butë: Unaza e jashtme e kryeqytetit, 29 kilometra, kushton 360 milionë euro. BERZh-i ka thënë ‘ja ku i keni 200 milionë euro kredi të buta për 40 vitet e ardhshme, veç çka më duhet është një garancion i kredisë.’ Edhe thotë ‘duhet 154 milionë euro shteti i Kosovës m’i shpronësu tokat, se ne s’shpronsojmë toka të juja’. Tani si bëhet kjo punë. BERZh-i t’i jep 200 milionë euro me kredi të butë. Kredia e butë për një unazë të kryeqytetit e cila do të shfrytëzohet për 50 vitet e ardhshme për krejt banorët e kryeqytetit.” – tha Abdixhiku.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika