Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka thënë se në këtë ditë shpërfaqet dashuria dhe mirësia me njëri-tjetrin.
“Festa e Kurban Bajramit është ditë e veçantë në familjet tona. Ajo gjithmonë ka qenë ditë e rëndësishme reflektimi për sakrificën, durimin e dhembshurinë njerëzore. Në këtë ditë, në veçanti në këtë ditë, ne bashkë shpërfaqim dashurinë dhe mirësinë për njëri-tjetrin”, shkroi ai.
Kreu i LDK-së ka thënë të kujtohet se solidariteti dhe vullneti për të ndarë të mirat me të tjerët në vështirësi e nevojë janë vlera të çmuara njerëzore.
“Derisa i manifestojmë ato nën qiellin e Krijuesit, le të përpiqemi që të jemi më të mirë, më të ndershëm, më të kujdesshëm. Dhe në këtë rrugëtim tonin, le të ndërtojmë një vend e shoqëri të shëndoshë e solidare. Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës ju uroj festën e Bajramit të Vogël. Festa dhe gëzimi qofshin përherë në familjet tuaja”, ka shtuar më tej ai.