​Abdixhiku viziton minatorët e “Trepçës”: Meritojnë zgjidhje pa hezitim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK], Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se të hënën ka vizituar minatorët e Trepçës. Teksa ka shtuar se minatorët po punojnë në kushte jo vetëm të rënda të punës, por edhe antihumane.

Abdixhiku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, e ka akuzuar Qeverinë aktuale për popullizëm, fati i të cilëve thotë se është i shkurtër për dallim nga “terri i ndershëm i minatorëve”.

“Neglizhenca institucionale, e shtetit, e qeverisë populiste, e vargut të gjatë të atyre përfituesve që Trepçën e Minatorët i përdorin si pamflet elektoral një përdorimesh, ka bërë observimin tonë të duket të pakuptimtë. Prandaj sot qëndrova me ta. I dëgjova nga afër. Vizitova dhe pashë kushtet – jo vetëm të rënda të punës, por antihumane. Aq antihumane, sa nuk i besoni pa i parë vetë aty! Por sot kushtet, pajisjet primitive, që datonin, besoni ose jo, që nga viti 1919, sot janë në rend të dytë”, ka shkruar ai.

Ai ka shtuar se është përgjegjësi e shtetit që punëtorët e vet t’i kompensojë për punën dhe kontratën që kanë.

“Minatorët, në përballje me populistë, rrezikohen të quhen dhe tradhtarë. Deputetë e pushtetarë, që këtë muaj tashmë i kanë marrë pagat nga 2000 euro, nuk do të përtojnë që mesazhet e gatshme nga ‘Politbyroja e Tiranës’ t’i drejtojnë nga Minatorët. Siç kanë bërë më çdo vlerë në këtë vend, me aleat, mësues, mjek, patriot e atdhetarë, luftëtarë e veprimtarë, dhe minatorët kanë të njëjtin fat. Fati i populistëve është i shkurtër megjithatë. Dhe për dallim nga terri i ndershëm i minatorëve, aty ku këta burra plakin një të tretën e jetës, terri i përfundimit populist do të jetë i padenjë. Sepse Kosova është më e fortë se kaq. Populli i Kosovës është më i mençur se çfarë populistët ndarës e përçarës kanë në mend”, ka shtuar ai.

I pari i LDK-së tha se i mbështetin në plotëni kërkesat e tyre.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika