Abdixhiku viziton punimet: 40 mijë banorë të Prishtinës po bëhen me ngrohje qendrore për herë të parë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar punimet në lagjen "Arbëria", që po bëhen për shtrirjen e ngrohtores “Termokos”, ku ka thënë se 40 mijë banorë po bëhen me ngrohje qendrore për herë të parë

Lumir Abdixhiku me punëtorët në vendpunishte

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar të mërkurën punimet në lagjen “Arbëria”, që po bëhen për shtrirjen e ngrohtores “Termokos”, ku ka thënë se 40 mijë banorë po bëhen me ngrohje qendrore për herë të parë.

Ai ka thënë se kjo po bëhet për shkak të punës së pandalshme të ndërmarrjes “Termokos”.

“Sot 40,000 banorë të Prishtinës bëhen për herë të parë me ngrohje qendrore sivjet. Kjo falë punës së pandalshme të ndërmarrjes ‘Termokos’ këtë verë. Sot, i vizitova punimet e fundit për këtë sezonë në lagjen Arbëria në kryeqytet. Aty po shtroheshin 700 metrat e fundit për këtë vit”, ka shkruar Abdixhiku në rrjetin social Facebook.

Tutje, Abdixhiku ka thënë se planiprogramin e tyre të quajtur “Rruga e Re”, kanë paraparë plot 120 milionë euro investime me qëllim të dyfishimit të qasjes në ngrohje.

“Termokos ka punuar në lagjet Dardani, Ulpianë, Qendër, Qafë, Bregu i Diellit, Dodonë, Mat I e Arbëri. Punë e madhe, angazhim profesional, shërbim për qytetarë. Në ‘Rrugën e Re’ kemi paraparë plot 120 milionë euro investime me qëllim të dyfishimit të qasjes në ngrohje”, ka shkruar Abdixhiku.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika