Abdullahu: Bafti Jakupi shumë herë djersitej nga torturat që m’i bënte në burgun e Leskovcit

Ish-i burgosuri politik, Fazli Abdullahu, ka rrëfyer në emisionin “Debat Plus” se përgjatë hetimeve mbi 2 muaj e gjysmë në burgun e Leskovcit si udhëheqës ndaj hetimeve ishte serbi, Veselinoviq, kurse Bafti Jakupi sipas tij ishte torturuesi kryesor.

Për Bafti Jakupin, Abdullahu thotë se djersitej teksa e torturonte.

“Baftiu ka qenë torturuesi kryesor. Shumë herë djerësitej, e heqte këmishen…prej torturave që i bënte dhe ato i ka bërë krejt në burgun e Leskovcit”, ka deklaruar Abdullahu.

Prej aty, Abdullahu ishte dërguar në Gjykatën e Qarkut në Vranjë, ku i ishte shqiptuar dënimi prej 6 vjetësh burgim.

Abdullahu e përmend edhe një zyrtar tjetër të UDB-së, për të cilin thotë se kërkonte emra me të cilët Abdullahu pati kontakte.

“Ka qenë edhe një Hasan [mbiemri nuk i kujtohet], ka qenë shef i UDB-ës…ai mu ka kërcënu shumë, me ka thënë je atje në Serbi se tishe kanë këtu i kishe pranu[emrat e shokëve të ilegales]”.

Ai ka folur edhe për disa emra të udbashëve të tjerë, ku sipas tij, Selim Brosha ishte kryeshef në Gjilan.

“Në Gjilan ka qenë njëfar Selim Brosha, ka qenë edhe si kryeshef…babain tim ma ka torturu një javë ditë në Gjilan… pastaj e kanë marrë edhe nanën kanë mundu me mashtru, por nana ka thënë se ky[baba] s’ka bë kurgjo…vllau e ka përcjellë nanën se nuk e ka lanë vetë, por atë se kanë lënë me hy, kur e nxjerrin jashtë ai e sheh baben e rreht dhe flet se a pe sheh çka i keni ba…pastaj e marin edhe vëllaun, le më që e torturojnë, po e nalin aty dhe e çojnë mas 7 ditëve në Gjykatë për kundërvajtje, gjykatësi e dënon 1 muaj ditë burg… por kur e marrin vesh udbashët sa është dënuar, e thërasin gjykatësin e i thonë bëja maksimum, prej 2 muaj…”.

Ai ka thënë se vëllain e tij e kishin marrë në pyetje disa udbashë, si Daut Morina, Sinan Rexhepi dhe Ramadan (mbiemri nuk i kujtohet), Refik Thaqi.

“…Si Daut Morina, Sinan Rexhepi nga Zhegra, ka qenë një Ramadan i komunës së Vitisë edhe të tjerë plot ka pas. Ka qenë një Refik Thaçi, një Daut Morina edhe të tjerë…. Më famëkeqi nga udbashët e krejt ktyne ka qenë Selim Brosha, tani ka qenë një Sinan Rexhepi, tani një Daut Morina, Ramadani i Vitijes…ka pas edhe plot të tjerë po emrat tash s’po më kujtohen”.

Fazli Abdullahu edhe në vitin 1989 ishte arrestuar së bashku me një grup të burgosurve politikë, të cilët pastaj ishin izoluar nga regjimi.

“Na kanë marrë një autobus na kanë mush nga Gjilani, Vitia, Kamenica e Novobërda, na kan çu në Prishtinë, pas disa kohësh na i kanë dhënë do vendime të nënshkruara nga Jusuf Karakushi…Unë i kam numëruar rrugës në kolonë, kanë qenë 8 autobusë, nashta kan qenë ma shumë, por unë i kam numëru 8…. si dalshin nga autobusi në Leskovc, fillonin torturat…”., ka theksuar Abdullahu.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika