Abott: Është zhgënjyese që nuk u arrit një marrëveshje, situata aktuale paraqet rrezik për sigurinë

Ambasadori i Britanisë së Madhe Nicholas Abbott





Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott, është shprehur i zhgënjyer për mos arritjen e një marrëveshje për çështjen e targave midis Kosovës dhe Serbisë.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abott, ka thënë se situata aktuale paraqet rrezik për sigurinë dhe jetesën e njerëzve të zakonshëm në Kosovë dhe largon vëmendjen nga misioni i qeverisë për të përmirësuar jetën e tyre.

Sipas tij, të gjitha palët duhet të shmangin veprimet që mund të çojnë në një përshkallëzim të tensionit ose të shkaktojnë kërcënime për sigurinë.

“Është zhgënjyese që sot nuk është arritur asnjë marrëveshje. Situata aktuale paraqet rrezik për sigurinë dhe jetesën e njerëzve të zakonshëm në Kosovë dhe largon vëmendjen nga misioni i qeverisë për të përmirësuar jetën e tyre. Të gjitha palët duhet të shmangin veprimet që mund të çojnë në një përshkallëzim të tensionit ose të shkaktojnë kërcënime për sigurinë”, ka shkruar Abott.

Sipas tij, nevoja urgjente është të bëhet përparim në një marrëveshje normalizimi që do t’i bënte të panevojshme mosmarrëveshjet për çështje të tilla si targat.

Pas më shumë se tetë orëve takim në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të ndërmjetësuar nga BE, tashmë i njëjti ka përfunduar, por pa sukses.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, në një konferencë për media ka thënë se Kosova ka vendosur që ta vazhdojë më masën e gjobitjes për automjetet e targave ilegale, që nga 22 nëntori.

“Por pas disa orësh diskutimi të dyja palët, dy palët nuk u morën vesh për një zgjidhje sot. Mendoj se është në përgjegjësinë e tyre për çdo eskalim të mundshëm të situatës. Për transparencë duhet të them se kemi se ne e kemi propozuar një marrëveshje që mund ta shmangte këtë situatë. Vuçiq e pranoi këtë propozim Kurti jo”, ka thënë Borrell.

Borrell ka theksuar se është në përgjegjësinë e tyre për çdo eskalim të mundshëm të situatës.

“Po kemi një mision atje Eulexin, dhe trupat e KFORIT por nuk mund ta marrin rolin e policisë lokale, nuk është në mandatet e tyre dhe kapacitetet e tyre. Zbatimi Ligji nuk mund të përdoret si justifikim për tensione dhe eskalime. Ku nuk respektohet një obligim të marrë vesh shumë vite më parë në dialog. EU, vazhdueshëm kanë bërë thirrje për de-eskalim. Ky takim ishte për përgjegjësi të liderëve që në mënyrë urgjente të marrin veprime për de-easkalim të situatës. Për të siguruar që paqja do të jetë e sigurt”, shtoi ai.

Sipas Borrell ky rreth i krizave duhet të ndalet.

“Vuçiq dhe Kurti, me mandate të forta, presim nga ta të tregojnë lidership dhe të marrin hapa për t’i normalizuar marrëdhëniet”.

Deri më 20 nëntor janë shqiptuar rreth një mijë e 740 qortime, për shoferët e makinave me targa ilegale serbe.

Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë planin e saj nga 1 nëntori. Plani për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia ka paraparë tri faza.

Faza e parë përfshiu qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese.

Zbatimi i këtij plani është paraparë të përfundojë më 21 prill dhe nga ajo datë, parashihet që në komunikacion të lejohen vetëm makina me targa të ligjshme, RKS, apo Republika e Kosovës.

Vendimi për targat ka tensionuar situatën në veri të Kosovës.

Të mbështetur nga Serbia, shumica e serbëve në veri e kundërshtojnë këtë proces dhe insistojnë në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.

Si pasojë e tensioneve të ngritura, serbët e veriut kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës – nisur nga policia deri te Kuvendi dhe Qeveria.

Ndërsa partnerët ndërkombëtarë po ashtu i kanë bërë thirrje Kosovës që të nisë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika