Abott në “Bondsteel”, shprehet i kënaqur që Britania vazhdon të kontribuojë në mandatin e KFOR-it për ruajtjen e mjedisit në Kosovë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott, ka vizituar kampin “Bondsteel” këtë të mërkurë, ku është takuar me ushtarë britanikë nga Regjimenti Mbretëror i Princeshës së Uellsit, të cilët kanë qenë në Kosovë si pjesë e një stërvitjeje vjetore

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott, ka vizituar kampin “Bondsteel”, këtë të mërkurë.

Ai ka njoftuar në Facebook se gjatë kësaj vizite është takuar me ushtarë britanikë nga Regjimenti Mbretëror i Princeshës së Uellsit, të cilët kanë qenë në Kosovë si pjesë e një stërvitjeje vjetore.

“Ata janë tani nën komandën e NATO-s dhe do t’u bashkohen 200 ushtarë të tjerë nga angazhimi i Forcave Rezervë Strategjike të Mbretërisë së Bashkuar në ditët në vijim”, shkroi Abott.

May be an image of 5 people, aircraft and text

Ndërkaq, teksa e cilëson situatën në Kosovë si të vështirë dhe shqetësuese, Abott është shprehur i kënaqur që Britania e Madhe po vazhdon të kontribuojë në mandatin e KFOR-it për të pasur një mjedis të sigurt.

“Në një kohë të vështirë dhe shqetësuese për shumë njerëz në Kosovë, jam i kënaqur që Britania e Madhe vazhdon të japë një kontribut të fuqishëm në mandatin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit e Kosovës”, shtoi ai.

May be an image of 1 person and text

Ndryshe, Forcat e Mbretërisë së Bashkuar do të vendosen në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë pas një kërkese të NATO-s. Kjo vjen pas sulmit të dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës në veri të Kosovës më 24 shtator dhe rritjes së tensioneve në rajon.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe ka njoftuar se do të vendosë rreth 200 ushtarë nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit.

“Pas një kërkese nga Komandanti Suprem i Aleatëve në Evropë (SACEUR) dhe miratimit nga Këshilli i Atlantikut të Veriut, Mbretëria e Bashkuar do të vendosë rreth 200 ushtarë nga Batalioni i Parë i Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit në ditët në vijim për t’iu bashkuar kontigjentit britanik prej 400 trupash tashmë në vend si pjesë e një ushtrimi vjetor”, thuhet në njoftim.

Forcat e Mbretërisë së Bashkuar do të vendosen në Kosovë pas rritjes së tensioneve në pjesën veriore të vendit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika