Abott: Zgjidhja e situatës në veri kërkon durim, Policia, KFOR dhe EULEX të lejohen ta bëjnë punën e tyre

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott, ka thënë se zgjidhja e situatës së vështirë dhe të rrezikshme në veri kërkon durim dhe qetësi. Ai ka theksuar se Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe pa u shqetësuar për prioritetet politike

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott, ka thënë se zgjidhja e situatës në veri të Kosovës, të cilën e ka quajtur të vështirë dhe të rrezikshme, sipas tij kërkon durim dhe qetësi.

Me anë të një postimi në Facebook, Abott, ka thënë se Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i të mos pengohen në punën e tyre profesionale.

Ai ka theksuar se është e rëndësishme që të ketë hapësirë dhe kohë në zgjidhjen afatgjate.

“Zgjidhja e situatës së vështirë dhe të rrezikshme në veri kërkon durim dhe qetësi. Është e rëndësishme që t’i jepet kohë dhe hapësirë për t’u gjetur një zgjidhje afatgjate për të mirën e të gjithë qytetarëve. Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe pa u shqetësuar për prioritetet politike”, ka shkruar Abott.


Ndryshe, bllokimi i rrugëve në veri të Kosovës, ka hyrë në ditën e 11.

Që nga e shtuna e 10 dhjetorit, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, që autoritetet në Kosovë thonë se ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Forcat e policisë së Kosovës vazhdojnë të jenë të dislokuara në veri.

Për t’u kujdesur për sigurinë e qytetarëve në atë pjesë të Kosovës, janë shtuar patrullime edhe nga ana e KFOR-it e EULEX-it.

Të dielën, një grup i protestuesve ekstremistë serbë kanë thyer kordonin e parë të Policisë serb, e cila po i kontrollonte teksa po protestonin afër kufirit me Kosovës, në pikën kufitare në Jarinjë.

Ata u ndaluan nga kordoni i dytë i policisë, i cili ishte vetëm pak metra larg pikës së kontrollit në Jarinjë.

Në kufi me Serbinë, kishin dalë njësitë e KFOR-it, të cilët i kishin shtuar forcat për ta parandaluar një eskalim të mundshëm të gjendjes.

Por, protestuesit anës tjetër të kufirit, u dorëzuan dhe u shpërndan pa ndonjë incident të madh.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika