Abraham: Thirrje Kosovës që ta bëjë aplikimin në KE

Kosovës i bëhet  thirrje që të aplikoj para datës 20 maji që të anëtarësohet në Këshillin e Evropës (KE). Ky sugjerimi ka ardhur nga deputeti i CD/CSU, Knut Abraham

Knut Abraham, deputet i Bundestagut gjerman

Knut Abraham, deputeti nga Bundestagu i Gjermanisë, kishte kërkuar që të përkrahet aplikimi i Kosovës, në KE nga Gjermania.

Ai, këtë e kishte bërë ndërmjet një postimi në Twitter, ku kishte shkruar “nëse do ta mbështeste një aplikim të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Postimit të Abraham-it, i ishte përgjigjur qeveria e Gjermanisë ku i kishte bërë retweet shkrimit të deputetit ku thuhej se “Qeveria e Gjermanisë mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

Është me rëndësi, për këtë të mbesim në koordinim të ngushtë me partnerët tanë në Bashkim Evropian dhe në Këshill të Evropës”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Gjermanisë.

Ndërsa Agjencioni i lajmeve “Kosovapress” ka zhvilluar një intervistë më Knut Abraham, deputetin nga Bundestagut i Gjermanisë.

Ai i kishte thënë se Kosova duhet të aplikojë për ta shfrytëzuar momentin që aktualisht Presidencën e Këshillit të Evropës e udhëheq Italia, një aleat i fortë i Kosovës.

“Italinë, si udhëheqëse e Presidencës në Këshillin e Evropës, Kosova e ka një aleat të fortë dhe duhet të shfrytëzojë këtë mundësi për të hedhur hapin e parë. Pasi të dorëzohet një aplikim, së bashku me aleatët tanë në Këshillin e Evropës nga të gjitha fraksionet politike dhe shtetet anëtare, ne do të avokojmë në favor të anëtarësimit të Kosovës, duke u bërë anëtari i 47-të i këtij institucioni të rëndësishëm”, ka thënë ai.

Sipas deputetit gjermann ai ka bërë të ditur se ekziston fryma e përkrahjes në Gjermani nga politikanë dhe grupe të ndryshme politike mbështesin fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ndërsa Abrahm, kishte treguar që shumica e anëtareve të  Parëtisë CDU/CSU, janë të gatshëm që ta përkrahin anëtarësimin e Kosovës në KE.

“Si anëtar i CDU/CSU, mund t’ju them se partia ime qëndron plotësisht prapa Kosovës për këtë çështje. Kryesuesi i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës Frank Schëabe, kolegu im nga socialdemokratët, është gjithashtu publikisht duke mbrojtur një hap të tillë. Nga delegacioni gjerman në PACE kanë shprehur mbështetje Konstantin Kuhle nga Liberalët, Max Lucks nga të Gjelbrit, por edhe ministri i Shtetit Tobias Lindner. Besoj se Gjermania, si një nga anëtarët më të mëdhenj në Këshillin e Evropës, së bashku me aleatët evropianë si Italia, mund të luajë një rol udhëheqës për të ndihmuar Kosovën në këtë proces”, deklaroi Abraham.

Këshilli i Evropës është institucioni më i vjetër i të drejtave të njeriut në Evropë që bashkon demokracitë nga i gjithë kontinenti për të mbrojtur të drejtat e njeriut.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika